Të krijosh nga guri

Kompania jonë u themelua në Qershor 2017 dhe ushtron aktivitetin e saj në tregëtimin e gurëve gëlqeror të mermerizuar dhe granitit. Duke përdorur një strukturë organizative të integruar, ne kontrollojmë prodhimin e produktit përfundimtar duke u kujdesur që nga nxjerrja e tij e deri në përpunimin e produktit përfundimtar duke përdorur teknologjinë e fundit në prerjen dhe krijimin e pllakave, shkalleve, fasadave, bordurave, trotuare, kuzhinave apo cdo lloj projekti ne fusha te ndryshme zbatimi apo projektimi.

Stafi ynë i zgjedhur dhe  profesional njeh në mënyrë të hollësishme materialet, dhe ju ndihmon në zgjedhjen e produktit të përshtatshëm për ju duke ju dhënë gjithë sygjerimet e nevojshme në varësi të kërkesave dhe nevojave tuaja duke marrë në konsideratë njëkohësisht dhe karakteristikat e llojeve të ndryshme të gurit.

certification

Cilësi e lartë

certificate-contract-svgrepo-com

Produkte të çertifikuara

thumb-up-svgrepo-com

Zgjedhja më e mirë

Tregu ndërkombëtar zë një peshë të rëndësishme në kompaninë tonë, por pa lënë pas dore edhe atë kombetar. Me marrjen e porosisë ne mundohemi që me logjistikën e kompanisë tonë t’ju sjellim produktin e dëshiruar në një kohë sa më të shkurtër.

Vizioni ynë është të zgjerojmë gamën e produkteve që ne ju ofrojmë, duke mundësuar për ju sa më shumë zgjedhje. Gjithashtu synojmë të shtojmë partnerët tanë në vendet Europiane dhe ato Arabe.